Kryetari e "hëngri turpin me bukë"

Kryetari e “hëngri turpin me bukë”

Mëngjesin e sotëm në muret e Tiranës shikoje të shkruar me germa të mëdha një mesazh drejtuar Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, “Erion Veliaj shko te shokët”. Punonjësit e bashkisë kanë nisur punën për fshehjen e “turpit”. Kjo me sa duket e ka shqetësuar kryetarit që turpin e hëngri me bukë, mjafton pak bojë dhe gabimet e bashkisë pastrohen.

Aktivistët e “Lëvizjes Bashkë” e morën këtë hap pas skandaleve të shumta ku janë përfshitë ish-drejtorët e bashkisë të cilat tregojnë qartë që edhe kryetari e ka shpërdoruar detyrën duke vjedhur të gjithë bashkë miliona euro nga taksat e qytetarëve me anë të tenderave.

Përveç tre drejtorëve më të rëndësishëm në qeli nën hetim nga SPAK për korrupsion janë dhe 2 drejtoresha të Bashkisë Tiranë Eglantina Zëre dhe Debora Keçi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit