Kryetari i Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea, i njohur dhe si kryetari i 12 milionë kastravecëve, ka shkaktuar reagime me deklaratat e tij kundër projektit të propozuar për bashkimin e Bashkisë Divjakë me Bashkinë Lushnjë. Duke dalë hapur kundër kësaj nisme, e cila është lidhur me reformën e re administrativo-territoriale të mbështetur nga kryeministri Edi Rama, Gorrea ka përdorur edhe një gjuhë që është cilësuar fyese ndaj Lushnjës.
Gjatë qëndrimit të tij publik, Gorrea iu referua Bashkisë së Lushnjës me termin “Ushnja”, një shprehje që është interpretuar si përçmuese nga shumë qytetarë. Deklarata ka nxitur kritika, pasi debati për reformën territoriale pritet të zhvillohet mbi argumente institucionale dhe jo me etiketime që prekin një qytet dhe banorët e tij.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F926549299776722%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>