Kryetari i Bashkisë në Tropojë nuk pyet për Covid-19, mbledh njerëzit dhe feston Vitin e Ri larg Valbonës

Kryetari i Bashkisë në Tropojë nuk pyet…
Siç shihet në fotot e publikuara nga vetë ai, edhe pse në kohë pandemie ata janë mbledhur më shumë se 10 veta, ndërkohë që distancimi social është zero. Shihet se Kryebashkiaku është në mesin e njerëzve, sakaq në kokë ka vendosur dhe një qeleshe.
Featured image of article: Me qeleshe në kokë, Kryetari i Bashkisë në Tropojë nuk pyet për Covid-19, mbledh njerëzit dhe feston Vitin e Ri larg Valbonës 

Rexh Byberi, Kryetar i Bashkisë në Tropojë është mbledhur me punonjësit e Njësisë Administrative për të festuar Vitin e Ri.

Siç shihet në fotot e publikuara nga vetë ai, edhe pse në kohë pandemie ata janë mbledhur më shumë se 10 veta, ndërkohë që distancimi social është zero. Shihet se Byberi është në mesin e njerëzve, sakaq në kokë ka vendosur dhe një qeleshe. Siç duket në foto, ata janë mbledhur në një lokal jashtë Valbonës, pasi në Valbonë ka ikur energjia elektrike për shkak të motit të keq që prej disa ditësh ka përfshirë të gjithë Shqipërinë.

“Krahas fotove të publikuara, ai shkruan se është mirënjohës për punën që ka bërë deri më tani nga Njësia Administrative Tropojë në Shërbim të Komitetit”– shkruan ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit