Kryetari i shoqatës së fermerëve takim me Ramën: Kryeministri i painformuar

Kryetari i shoqatës së fermerëve takim me…

Kryetari i Shoqatës së Fermerëve të Bashkuar Eduart Sharka pati takim me kryeministrin Edi Rama sot. Pas takimit ai tha se Rama është i painformuar. Sharka tha se kanë rënë dakord që të takohen në vazhdim dhe të diskutojnë për problematikat e fermerëve.“Ne pranuam këtë takim sepse përfituam nga rasti pasi prej muajsh nuk kishim asnjë shenjë. Kryeministri është i painformuar. I thamë kryeministrit për ndryshimin e mënyrës së shkuarjes te fermerët. Ndamë shumë këndvështrime të tjera.Mendojmë që qeveria nuk e njeh gjendjen reale. 30% e fermerëve sivjet nuk kanë porositur për të mbjellë vitin e ardhshëm. Ramë dakord që cilësia e inputeve bujqësore është e pagarantuar. Na thërrasim për të dëgjuar dhe flasin ata. Duhet unë që të tregoj se çfarë vështirësish kam. I thamë kryeministrit ta dëgjojë nga ne kontekstin real. Pas disa debateve ramë dakord që të ulemi dhe të flasim”, tha Sharka.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit