Kryetari në burg për abuzime/ Bashkia e Bulqizës hap tender, 85 milionë lekë për kanale dhe kos

Kryetari në burg për abuzime/ Bashkia e…

Nuk janë mbushur ende 24 orë nga arrestimi i kryebashkiakut Lefter Alla, teksa Bashkia e Bulqizës vijon të hap tendera publik. Në orën 09:30 të mëngjesit të kësaj të enjte, Bashkia e Bulqizës ka vënë në dispozicion 85 milionë lekë të vjetra për dy tendera.

Tenderi i parë ka të bëjë me nisjen e punimeve për ndërtimin e një kanali ujitës te Kodra e Danit. Plot 66 milionë lekë të vjetra ka vendosur në dispozicion kjo bashki për firmën që do të marri përsipër ndërtimin. Ndërsa tenderi i dytë lidhet me blerjen e ushqimeve. Bashkia kërkon ushqime si kos, qumësht, vaj, makarona, për institucionet e varësisë me vlerë rreth 20 milionë lekë, pa TVSH.

Kryetari Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla u arrestua mbrëmjen e së mërkurës nga SPAK-u me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit në tendera pasi i dha një të afërmi të tij 2.8 milionë euro për të ndërtuar një ujësjellës, duke skualifikuar ofertat më të mira. Së bashku me Allën janë arestuar edhe 13 zyrtarë të tjerë, përfshirë edhe nënkryetaren e bashkisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit