Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit përzë banorët: Po s'ju pelqeu, IKNI !

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit përzë banorët:…

Ditën e sotme në orën 11:00 në vendin ku do të ndërtohet TEC-i , Roskovec (SUK1) është organizuar një dëgjesë publike me Avokati Altin Goxhaj, Sazan Guri, si dhe personazhe te tjere te njohur që do jenë në mbështetjen e banorëve të cilët nga Kryetarja Majlinda Bufi morën këtë përgjigje:

Nëse nuk ju pëlqen TEC-i IKNI!

Po s’ju pelqeu, IKNI !

Këto janë fjalët e Majlindës drejtuar mbështetësve të saj, po njëkohësisht edhe të gjithë banorëve që preken nga ndërtimi i TEC-it.

Ne jemi kundra ketij projekti, pasi vret zonën dhe te ardhmen tonë si banorë.

Ne duam të jetojmë këtu, nuk duam të helmohemi dhë të vdesim nga ndotja.

Për ta kundërshtuar këtë krim, organizojmë te shtunën, datë 11 maj, në vendin ku duan të ndërtojnë TEC-in, ne Suk 1, dëgjesë publike me:

– Altin Goxhaj, aktivist i kauzave shoqërore

-Sazan Guri, ambjentalist dhe aktivist

Kjo nuk është hera e parë që avokati dhe ambjentalisti Sazan Guri merren me çështje mjedisore.

Ata kanë arritur të heqin impjantin e përpunimit të plehrave në Peze-Helmes, Tiranë, vendosur nga bashkia Tiranë duke e çuar çështjen në gjykatë.

Ne nuk na pelqen Teci, ne nuk e duam. Ne do rrimë!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit