Kryhet me sukses operacioni i vështirë për 2 vjeçarin shqiptar, i hiqet tumori që i kishte ‘pushtuar’ gjysmën e barkut

Kryhet me sukses operacioni i vështirë për…

Një fëmijë i moshës 2-vjeçare është operuar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK, ku i është hequr një tumor.

Sipas komunikatës për medie, operacioni është kryer me sukses dhe fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët kirurgë, të asistuar nga ekipi i anestezionit, kanë operuar me sukses një fëmijë të moshës 2 vjecare, duke ia larguar tumorin, i cili ia kishte përfshirë gjysmën e barkut’, thuhet në komunikatë.

Operacioni u realizua, pas trajtimit dhe ekzaminimeve të vazhdueshme nga mjekët pediatër-onkologë. Pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lirohet shumë shpejt për në shtëpi”, thuhet në komunikatën e SHSKUK-së me tej.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit