Ksamil, humb jetën gruaja 69-vjeçare, u rrëzua aksidentalisht në plazh

Ksamil, humb jetën gruaja 69-vjeçare, u rrëzua…

Plazhet e vendit tonë, sidomos ato shkëmbore, nuk mund të konsiderohen vetëm si vende relaksi.

Qytetarët duhet të bëjnë kujdes sidomos në brigjet ku uji ka thellësi, por edhe atje ku ka shkëmbinj, pasi mund të rrezikojnë jetën.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një nga plazhet e Ksamilit, ku një grua 69-vjeçare, ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar në plazh.

Shtetasja Kristina Cauli, nga Berati, është rrëzuar aksidentalisht nga një lartësi në plazh.

Ndonëse është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Sarandës, gjendja e saj paraqitej e rëndë dhe më pas gruaja ka ndërruar jetë.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit