"Kthehu tek unë biri im"/ Nëna nga 'azili' i bën thirrje djalit që ta kujtojë atë

“Kthehu tek unë biri im”/ Nëna nga…

Nëna e vetmuar e cila jeton në azil, i ka bërë thirrje birit të saj t’i kthejë sytë nga ajo. Konfliktet në familje bënë që Haxhireja të siguronte vetë qiranë, ushqimet e nevojat bazike për 20 vite, ndërsa para 1 viti e më shumë trokiti në derën e një institucioni privat  për të moshuar për të kaluar vitet që i kanë mbetur.

Nuk dëshiron të japë shumë detaje, por me fjali të shkurtra thotë se jeta është një luftë e pafituar dhe shpreson që i biri një ditë ta takojë. Gjatë një interviste në emisionin “Jeta pa filtër”, Haxhireja thotë se e fal djalin që e ka rritur e vetme që 7 vjeç. Haxhirenë e lamë me kokën nga dera e shpresën se do e shohë qoftë e dhe një herë të vetme të birin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit