Ktheu ish-zyrat e punës në laborator droge, arrestohet shqiptari në Angli

Ktheu ish-zyrat e punës në laborator droge,…

Policia britanike ka arrestuar një 42 vjeçar shqiptar. Ai kishtë shndërruar ish-zyrat e punës në shtëpi kanabisi. I arrestuar është Ylber Dajci ndërsa mësohet se bimët të cilat po kultovonte kapin vlerat 1.9 milion stërlina. Shqiptari u kap duke u kujdesur për plantacionin e kanabisit në zyrat e papërdorura mbi Qendrën e Punës Gloucester gjatë verës së kaluar.

Dajci u dënua këtë të enjte me dy vite e një muaj burg ndërsa pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë. Rasti u zbulua pasi policia u informua për erën që vinte nga katet e sipërme të ndërtesës së ish-magazinës, teksa stafi ishte alarmuar për këtë gjë.

Shqiptari kishte krijuar 16 dhoma për të kultivuar 2373 bimë kanabisi, të cilat ishin në faza të ndryshme zhvillimi. Para trupës gjykuese, Dajci se ishte u punësuar si kopshtar në prodhimin e kanabisit, por kishte pak përfshirje në pjesën tjetër të operacionit. Avokatja e 42-vjeçarit, Catherine Spedding tha se ai kishte shkuar ilegalisht në Britaninë e Madhe nga Shqipëria rreth 18 muaj para se të arrestohej.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit