Ktheu konviktet në strehë për indianët e Wolt, pas denoncimeve në JOQ shkarkohet Olsi Shahini

Ktheu konviktet në strehë për indianët e…

Pas publikimeve dhe investigimit të JOQ Albania mbi përdorimin e godinave të konvikteve në Kamëz, vjen një zhvillim në drejtimin e Rezidencës Studentore Universitare Nr. 1 në Tiranë. Olsi Shahini është liruar nga detyra e drejtorit të përgjithshëm, ndërsa në vend të tij është emëruar Glindxhet Madhi.

Në qendër të vëmendjes janë godinat e ndërtuara me paratë e taksapaguesve shqiptarë, për të cilat u investuan rreth 30 milionë euro me qëllim strehimin e studentëve pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. Por ajo që duhej të ishte një mundësi më shumë për studentët shqiptarë, është kthyer në objekt pikëpyetjesh pas zbulimeve mbi përdorimin e këtyre ambienteve nga shtetas të huaj.

Largimi i Shahinit vjen pas publikimeve që vunë në qendër të debatit administrimin e rezidencës studentore. Megjithatë, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse ky vendim lidhet drejtpërdrejt me investigimet.

Milionat u shpenzuan për studentët, por kush përfitoi nga konviktet në Kamëz? Kjo mbetet pyetja që kërkon përgjigje, bashkë me transparencën mbi kontratat, regjistrimet dhe mënyrën se si janë përdorur godinat e financuara nga paratë publike.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit