Ktheu vilën në shtëpi bari, arrestohet i riu, procedohen punonjwsit e OSHEE

Ktheu vilën në shtëpi bari, arrestohet i…

Një 23 vjeçar që kishte kthyer një vilë dy katëshe në një shtëpi bari u arrestua nga policia në Malësinë e Madhe, ndërsa u shpall në kërkim edhe pronari i vilës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në në fshatin Bzhetë, policia gjeti 145 bimë cannabis, 64 llampa dhe sende të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Policia ndërkohë ka proceduar në gjendje të lirë edhe 5 punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”, pasi lejuan lidhjen e paligjshme të linjave të energjisë që shërbenin për aktivitetin kriminal.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit