Kthimi në auditoret e universiteteve/ Fuga-Shahinit: E ke llogaritur sa mund të vdesin nëse vihet në jetë ky vendim?

Kthimi në auditoret e universiteteve/ Fuga-Shahinit: E…

Akademiku dhe Profesori Artan Fuga është shfaqur përsëri kritik ndaj vendimit të ministres së Arsimit, Besa Shahini për rihapjen e universiteteve dhe kthimit të studentëve në auditore sipas datave të dhëna.

Fuga thotë se ky është një vendim i pakonsultuar dhe i papërgjegjshëm që vulos tradhtinë e madhe të shtetit ndaj rinisë studentore, arsimin universitar, shkencës, pedagogëve, intelektualëve dhe artistëve.

Po ashtu Fuga i drejton tre pyetje Shahinit lidhur me parashikimin se sa mund të vdesin nga kjo hapje e universiteteve, guximin e ndonjë rektori apo dekani për të marrë përsipër këtë vrasje të mundshme masive apo dhe nëse kjo ndodh, a do të parashikohej në Kodin Penal si vrasje masive e paralajmëruar.

POSTIMI

Me vendimin e pabazuar, e pakonsultuar, e papërgjegjshëm të hapjes të universiteteve pavarësisht gjendjes të pandemisë vrastare, Besa Shahini vulosi atë tradhëti të madhe që shteti u ka bërë rinisë studentore, arsimin universitar, shkencësh në Shqipëri, pedagogëve dhe përgjithësisht intelektualëve dhe artistëve!

Pyetja ime është : E ka llogaritur sesa prej tyre mund të vdesin nëse ky vendim vihet në jetë pa pasur parasysh gjendjen virusologjike të vendit?

Pyetja ime është : A ka rektor dhe dekan që do të kishte guximin të merrte përsipër këtë vrasje të mundëshme masive duke pretenduar që do të kishte marrë masat sanitare, higjenike, dizenfektuese, sikurse ja u lë “kopilin në derë” ministria e arsimit?

Pyetja ime është : Nëse kjo ndodh, a nuk do të ishte një vrasje masive e paralajmëruar që do të duhej të parashikohej kështu në kodin penal si përgjegjësi e administratorit publik për shëndetin publik?

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit