Kthimi nga “Kampi i Ferrit”! Gruaja nga Librazhdi, humbi djalin dhe burrin në Siri

Kthimi nga “Kampi i Ferrit”! Gruaja nga…

Ditën e sotme doli lajmi se është mundësuar marrja e 19 grave dhe fëmijëve shqiptarë nga këto kampe. Parashikohet që ata të mbërrijnë në Shqipëri mesditën e të dielës. 

Të shpëtuarit nga “kampet e ferrit”, më pas do të qëndrojnë në një vendndodhje sekrete, nën ruajtjen e forcave të sigurisë dhe kujdesin personal të drejtorit të sigurisë kombëtare të Libanit Gjeneral Abas Ibrahim, pa angazhimin e të cilit kjo nuk do të arrihej. Mes grave që do vijnë në Shqipëri është edhe R.B nga Librazhdi e cila humbi në Siri djalin dhe burrin.

Fshati Dragostunj në Librazhd nga është gruaja, është një prej fshatrave nga ku familje të tëra u nisën drejt Sirisë. Ali dhe R, B, të cilët në atë kohë thanë se do të shkonin për të kërkuar djalin që ishte nisur drejt vendit në konflikt.  8 vjet më pas, Rruzhdie Balliu rezulton se jeton në kampin Al Hol, ndërsa për burrin nuk dihet! 

8 vjet më parë, Ali dhe R. B nga Dragostunja e Librazhdit u nisën bashkë drejt Sirisë në kërkim të të birit që u kishte thënë se do të shkonte për studime në Arabinë Saudite, por përfundoi luftëtar i Shtetit Islamik. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit