Kto janë vendet ku mund të shkoni me pushime nëse keni marrë vaksinën anti-Covid

Kto janë vendet ku mund të shkoni…

Për momentin vaksina anti-Covid duket se është shpresa më e madhe për t’iu kthyer jetës normale.

Në pjesën më të madhe të vendeve ka nisur vaksinimi i grupeve më të rrezikuara nga virusi, gjë e cila ka bërë që disa destinacione udhëtimi të heqin dorë nga masat kufizuese vetëm për njerëzit e vaksinuar.

CNN ka listuar disa prej vende që lejojnë të vaksinuarit kundër covid që të shkojnë me pushime.

1. Qipro

Që në dhjetor, Qipro ishte destinacioni i parë që njoftoi për heqjen e karantinës për të gjithë udhëtarët e vaksinuar. Mjafton vetëm një provë nga ana e turistëve që tregon se vaksina është bërë dhe do të mund të qëndrojnë lirisht pa qenë nevoja e një testi apo rezultati PCR-je.

 

2. Estonia

Estonia gjithashtu pranon njerëz të cilët janë vaksinuar kundër Covid-19 pa asnjë lloj mase kufizuese.

 

3. Gjeorgjia

Gjeorgjia ka vendosur të heqë çdo masë për qytetarët e vaksinuar. Vizitorët që kanë marrë të dy dozat mund të futen lirisht në vend pa qenë nevoja për një test PCR-je. Ata që nuk janë vaksinuar ende duhet të kenë me vete një test negativ PCR të marrë 72 orë para udhëtimit.

 

4. Islanda

Duke filluar nga 1 maji, udhëtarët e vaksinuar nga vendet e Evropës do të mund ta shmangin karantinën dhe s’do të kenë nevojë për një test PCR-je për në Islandë.

 

5. Ishulli Seychelles

Në janar, Seychelles u bashkuan me numrin në rritje të destinacioneve për të hequr kërkesat për karantinë për udhëtarët që janë vaksinuar kundër Covid-19. Vizitorët e vaksinuar plotësisht tani lejohen të hyjnë në destinacionin e largët të vendosur në brigjet e Tanzanisë pa qenë e nevojshme të karantinoni për 10 ditë.

Udhëtarëve jo të vaksinuar nga lista e kategorisë 1 dhe 2 të Sishel dhe atyre që mbërrijnë me avion privat, u kërkohet të vetë-izolohen për 10 ditë dhe të sigurojnë një rezultat negativ të PCR-së të marrë brenda 72 orë nga mbërritja.
Kombi me 115 ishuj po synon të bëhet kombi i parë që vaksinon gjithë popullsinë e tij pasi ka marrë një donacion prej 50,000 dozash nga qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit