Ku e gjen kohën për të vizatuar ‘shkarravinat’ e tua shumëngjyrëshe? Rama ‘leksione’ arti për revistën italiane

Ku e gjen kohën për të vizatuar…

Kryeministri i vendit Edi Rama përmes një interviste të dhënë për revistën italiane “Arte”, ka rrëfyer rrugëtimin e tij jetësor nga fëmijëria drejt shkallëve më të larta të politikës shqiptare.

Rama nuk ka lënë pa përmendur marrëdhënien e tij me të atin, largimin në Francë dhe rikthimin si ministër i kulturës dhe më pas kryebashkiak i Tiranës.

Pyetjes së gazetarit se ku e gjen kohën për shkarravinat e tij shumëngjyrëshe, Rama iu përgjigj se ai pikturon në çdo moment edhe gjatë takimeve zyrtarë kur ka një fletë përpara.

SHKRIMI I PLOTË

Por Edi Rama, ku e gjen kohën për të vizatuar Doodles-at e tij, ato “shkarravina” shumëngjyrëshe siç i përcakton vetë ai që grumbullohen në tryezën e tij si Kryeministër i Shqipërisë?

Përgjigja e tij është e menjëhershme: “Çdo ditë, gjithmonë. Edhe gjatë takimeve zyrtare: dëgjoj, diskutoj dhe vizatoj. Janë vizatime që bëhen vetë. Filloj në mëngjes dhe vazhdoj për aq kohë sa jam ulur në tryezën time”. Vizatime “instiktive”, pothuajse një lloj shkrimi automatik surrealist, të cilat ndërkohë janë shndërruar në skulptura qeramike: “Shkarravitje në tre dimensione që unë i bëj kur normalisht kolegët e mi politikanë luajnë golf ose shkojnë në pishinë: I formoj në atelienë e një shoku tim disa të shtuna ose të diela të qeta”. Me kalimin e kohës, “shkarravinat” janë bërë marka tregtare e veprës së artistit, e tij, e cila është ndërthurur pa pushim me atë të politikanit që vitet e fundit ka ndryshuar rrënjësisht fytyrën e Shqipërisë.

DHOMA E ÇUDIRAVE

Duke hyrë në zyrën e tij kryeministrore në Tiranë, një dhomë e gjallë e madhe dhe e ndritshme e veshur tërësisht me letër muri që riprodhon pafund vizatimet e tij, ai zhytesh në një lloj dhome çudirash që të shtyn ta imagjinosh si vendi nga ku qeveriset kombi.

Një tryezë gjigante, ajo e takimeve të tij zyrtare, vërshon me një sasi të paparë stilolapsash të të gjitha ngjyrave me të cilat Edi Rama mbulon automatikisht çdo fletë në dorë: nga faqet e agjendës së tij të punës deri te hartimet e një dokumenti zyrtar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit