“Ku është vajza ime”? Fshehu tatuazhet që i mbulonin gjithë trupin, e ëma mezi njeh të bijën

“Ku është vajza ime”? Fshehu tatuazhet që…
26-vjeçarja Amber ka bërë tatuazhe që në moshën 16-vjeçare dhe ka shpenzuar rreth 130,000 dollarë për të mbuluar 98 për qind të trupit të saj.  Ajo gjithashtu ka tatuazhe në sy dhe në gjuhë të ndarë, duke e bërë atë unike. Në një episod të fundit të serialit “Truly’s Transformed”, Amber i nënshtrohet një eksperimenti për të mbuluar të gjitha tatuazhet e saj me grim, për të parë se si do të dukej pa asnjë tatuazh në trupin e saj. “Do të jetë super super emocionuese, duke pasur parasysh që nuk e kam parë veten të tillë që kur isha shumë e re”-shprehet ajo. Amber pranon se ndihet e shqetësuar për mundësinë për ta parë veten pa tatuazhe, e cila pothuajse funksionon si armaturë që e ndihmon atë të përballet me pasiguritë e saj pas viteve të ngacmimit. “Trauma ime e fëmijërisë nga ngacmimi dhe gjëra të tjera, pa tatuazhe, do të më tronditë pak”-shprehet ajo. Është një proces i gjatë, në të cilin grimierja Suzi vendos një shtresë bazë rozë në të gjithë trupin e Amberit, e cila largon ngjyrën blu të bojës, duke përdorur një tonalitet që përshtatet me ngjyrën e trupit të saj. “Oh Zot. Unë as nuk di si të reagoj. Krisht, isha kaq e thjeshtë,”-thotë Amber sapo sheh reflektimin e saj. “E urrej, sepse më duket sikur jam sërish adoleshente, nuk më pëlqen fare”-vijon ajo. Mamaja e saj, Vikki e mbështet të bijën, por nuk është fansja më e madhe. Megjithatë, pamja vizuale e Vikkit e habit terësisht atë.  “Ku është vajza ime? Më pëlqen me tatuazhet e tua. Jam mësuar të jesh ti me tatuazhe”-shprehet e ëma.  “Ka qenë një përvojë e mrekullueshme, sepse nuk e kam atë shans për t’u kthyer pas në kohë dhe për të parë se si mund të jetë dukur në këtë moshë. Ishte tronditëse për mua. Më pëlqeu shumë mënyra se si dukej, por më pëlqen mënyra se si duket tani, në të tashmen, me tatuazhe”-vijoi ajo.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit