‘Ku janë shkencëtarët e OBSH?’, profesor Prifti kritika të forta: 8 shanset e humbura, na japin sugjerime që i dinim 200 vjet më parë

‘Ku janë shkencëtarët e OBSH?’, profesor Prifti…

Shefi i Kardiokirurgjisë në QSUT, profesori Edvin Prifti, ka publikuar një analizë mbi ecurinë e COVID-19, që nga zbulimi i tij.

Mjeku i njohur rendit të gjitha gabimet e bëra nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ku i quan se po bëjnë shou mediatik, dhe aspak punën prej profesioniste që duhej të bënte.

Ende sot, pas 10 muajsh, po fliten të njëjtat gjëra pa perspektivë, shkruan Prifti.

Postimi i Edvin Priftit

Shfaqja e radhes te funksionareve me te larte te OBSH-ËHO. Nje shoë mediatik, qe mbase ne epoken populiste qe jetojme ku diletantizmi eshte bere shprehi kudo, mund te degjohet dhe pranohet deri diku nga publiku i gjere, por ne asnje menyre nuk ka te beje me profesionalizmin qe kjo organizate duhet te perfaqesonte. Duhet te ishte vendi ku te lindnin protokollet e trajtimit, linjat e guides, kufizimi apo edhe eliminimi i pandemise ne kohe etj. Nuk kam qene aspak dakort me vendimin e presidentit Trump per te mos financuar kete organizate, por ne te vertete shpresoja qe me iniciative te tij, ne transformimin radikal te sai. U deshen 10 muaj qe te arrihej ne kete konkluzion?! Pas mese 10 muaj te shfaqjes se SARS-COV2 flasin po te njejtat gjera pa asnje prespektive per te ardhmen:

  1. Nga diskutimi i “specialisteve” te OBSH i tregohet publikut nepermjet mas medias koncepte vulgare shkencore te nivelit te kohes se Pasteur tipike te nje scientia vulgaris ipsum plebe rusticus.
  2. Ne momentet e para edhe pse laboratoret e Ëuhan jane te OBSH nuk “dinin” ose mbase nuk donin te flisnin se per cfare behej fjale. Kjo mbase do te mjaftonte te izoloheshin vetem laboratoret dhe njerezimi nuk do te kishte kete perballje. Kjo ishte humbja e shansit te pare
  3. Nuk ka asnje autokritike ndaj vete organizates dhe se si ajo menaxhoi hapat fillestare te epidemise ku mbase vetem izolimi i Kines do te ishte zgjidhja paresore. U humb shansi i dyte. Ketu duhet shtuar qe bashkepunimi me qeverine kineze i kesaj organizate i tejkalonte kufijte e raporteve normale ne me te pakten e thene kjo!
  4. Edhe pse nuk u izolua mund te merreshin masa per testime te udhetareve ne aeroportet e Kines dhe ne vende te tjera. Nuk e dhane as kete rekomandim. U humb shansi i trete.
  5. Deri ne keto momente nuk jepnin asnje informaicon shkencor valid per publikun, mbi masat e nevojshme dhe ketu nuk mund te shfajesohen se nuk njihnin virusin pasi ky virus njihej prej 17 vjetesh. U humb shansi i katert.
  6. Kur vendet e Evropes Jugore u preken rende dhe ishte tashme evidente ecuria, nuk bene asnje perpjekje decizive per te mbrojtur pjeset e tjera te globit u humb shansi i peste.
  7. Ne keto moment kur ishte e qarte se cpo ndodhte nuk dhane asnje linje guide per tu aplikuar psh qe duhen kaq shtreter terapie intensive per 1 mil banore, kaq ECMO, kaq mjeke intensivist, kaq infermiere instensivist, kaq mjeke ibfeksioniste, cili do te ishte Covid team i trajtimit, cili do te ishte roli i cdo qelize te sistemit, sa duhet te rriteshin financimet per perballimin, sa shtreter spitalote dhe terapie intensive duhet te shtonte cod vend qe te kishte nje perballje te qendrueshme. U humb dhe shansi i gjashte.
  8. Pasi u infektuan 20 mil dhe afersisht 750 mije vdiqen, i takonte kesaj organizate bente investigim publik dhe transparent per ti treguar gjithe planetit se Pse dhe si ruheshin viruse te tille ne laboratoret e ËHO ne ëuhan dhe pse pikerisht atje, si ndodhi dhe u prodhua historia e lakuriqeve te nates si origjina dhe pse nuk permendet me, si funksionuan sistemer e sigurise, cfare niveli i inxhinieriese gjenetike dhe biologiise molekulare eshte aplikuar ne laboratoret e Ëuhan e shume te tjera si keto. U humb shansi i shtate.
  9. Ne nje moment deciziv per njerezimin si eshte e mundur qe OBSH nuk nxjerr asnje protokoll rekomandues por vetem trajtime opsionale?! Ku jane shkencetaret e saj? Ku jane laboratoret? Ku eshte e gjithe ajo armate qe kur eshte mobiliziar ka kthyer fatet e njerezimit. U humb dhe shansi i tete.

Tani duhet te degjojme nga OBSH sugjerimet qe Pasteri i madh i jepte dyqind vjet me pare. I gjithe njerezimi i di. Te gjithe e dine qe duhen lare duart, duhet distancim social, maskat etj dhe te gjitha duhen zbatuar. Per fat te keq, jo vetem ne Shqiperi po kudo, njerezit nuk i zbatojne. A e dini pse, kolege te nderuar, pasi pikerisht OBSH, organizata dhe organizma qeveritare dhe jo qeveritare nuk u treguAn transparent dhe te sinqerte. E pra, keta funksionare te departamenteve te OBSH te cilet fshihen pas ndonje vetrate mbi liqen ne qytetin e mrekullueshem te Gjeneves, duhet te jene promotoret e ndryshimit dhe jo te shpjegojne se aa i thjeshte eshte nje virus si nje entitet biologjik por sa vrastar eshte ai, pasi ky eshte nje koncept qe njerezimi ka kohe qe e di. Sikurse edhe ky koleg na e tregon qe virusi “nuk ka tru” por ama ia ka kaluar OBSH per nga performanca dhe rezultati, cduhet te mendoje njerezimi, nese ky virus ka nje tru qe e menaxhon? Ne 16 mars 2020 ne nje artikull timin te titulluar “Te pathenat e koronavirusit dhe inteligjenca virale” ku shpjegoja pikerisht qe ky virus eshte gjithmone nje hap perpara inteligjences njerezore. Sigurisht nje artikull i tille i perket shoences dhe publicistikes dhe kur degjon reporteret e ËHO te flasin ne te njejten gjuhe me duket nje habi e madhe, pasi te gjithe i kemi syte tek ata dhe terapite dhe zgjidhjet e mundshme.

E pra nje diskutim i tille ne sallat e prononcimeve per mediat te OBSH duket krejt i pavend. Realisht OBSH-ËHO duhet imediatisht te riformohet dhe riformatohet dhe te distancohet nga burokracia teknokrate. Vetem ne kete menyre do ti jepej pergjigja e duhur atyre qe e mendojne si presidenti i SHBA. Pas gjithe ketyre humbjeve te shanseve nuk kemi asnje doreheqje nga kjo organizate, asnje mea culpa dhe asnje deshire per tu transformuar. Sigurisht qe nje organizate pan planetare per shendetin e njerezimit eshte e domosdoshme por ajo duhet te kete ne perberje te saj profesionalizmin, shkencen transparencen per publikun dhe jo kete histori 10 mujore qe mbase ne opinionin tim personal duhet te ishte shume me e ndryshme, pasi cdo veprim apo mos veprim i gabuar ndikon ne menyre direkte ne numrin e vdekjeve, shendetin e popullates, cilesine e jeteses, mbylljen e shoqerive njerezore, kolapsit ekonomik dhe per rrjedhoje varferine dhe konfliktet ne shkalle te gjere. Ja pra sa e domosdoshme eshte nje OBSH-ËHO ne nivelet e duhura dhe jo ne deklarata banale maskash dhe distancimi social te cilat i pershtaten me shume spoteve publicitare qe mund te transmetohen ne cdo kanal televiziv. Te shpresojme qe reflektimi do te vije me kohen.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit