Ku mund ta shikoni nëse jeni fitues/ Dalin sot përgjigjet e Lotarisë Amerikane

Ku mund ta shikoni nëse jeni fitues/…

Me siguri një numër i madh shqiptarët kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane dhe janë në pritje të përgjigjes. Momenti erdhi, sot dalin përgjigjet që do të publikohen nga Ambasada Amerikane.

Kështu, duke nisur nga ora 18.00 e ditës së shtunë, të gjithë ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane mund të mësojnë nëse janë përzgjedhur si fitues apo jo.

Për t’u interesuar rreth aplikimit tuaj mund të klikoni KËTU.

Pasi të keni hyrë në webfaqen e Departamentit të Shtetit, duhet të klikoni mbi butonin “check status” e më pas të vendosni kodin unik që u është dhënë në tetor kur keni bërë edhe aplikimin.

Siç është sqaruar edhe në vitet e tjera, përzgjedhja bëhet në mënyrë rastësore përmes një shorti kompjuterik.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit