Kualifikimi në EURO2024, ja sa para përfiton Kombëtarja Shqiptare e Futbollit

Kualifikimi në EURO2024, ja sa para përfiton…

Kualifikimi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit në EURO2024, nuk ka vetëm suksesin në sport, por edhe përfitime të mëdha në anën financiare.

Shuma që do të përfitojnë kuqezinjtë, eshtë 9.75 milion euro. Një shumë e madhe për futbollin tonë.

Por nuk mbaron vetëm këtu. Shqipëria nëse kalon një fazë grupi, mund të rrisë përfitimet. Gjithashtu mbeten edhe marketingu.

Në kualifikimin e EURO2016, Shqipëria mori nga UEFA rreth 6 milionë euro.

Kujtojmë që UEFA bëri të ditur ditën e premte se do të shpërndante 340 milionë euro për EURO2024, ku përfshihet faza e grupeve, ajo me eliminim direkt dhe finalja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit