Kufizimi i lëvizjes dhe bizneseve është i panevojshëm. Haradinaj kundër masave për koronavirusin

Kufizimi i lëvizjes dhe bizneseve është i…

Ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se është kundër masave të rrepta dhe shtrënguese për kufizimin e lëvizjes dhe bizneseve.

Sipas tij  këto masa janë të panevojshme pasi Kosova ka treguar se është në rrugë të mirë të mposhtjes së pandemisë me ndërgjegjësimin e qytetarëve.

Haradinaj pret nga Kuvendi të miratojë paketën e rimëkëmbjes ekonomike dhe lehtësirat fiskale.

STATUSI NGA RAMUSH HARADINAJ ·

“Kosova është në rrugë të mirë të mposhtjes së pandemisë.

Javëve të fundit, ndërgjegjësimi i qytetarëve po jep rezultate të mrekullueshme.

Edhe më tutje mbes me qëndrimin se kufizimi i lirisë së lëvizjes dhe bizneseve është i panevojshëm.

 Sëmundja do mposhtet me kulturën tonë për të jetuar me të, duke bërë kujdes e duke ruajtur shëndetin tonë dhe të tjerëve.

Pres që Kuvendi i Kosovës të miratojë pakon e rimëkëmbjes ekonomike dhe uljen e tatimeve për bizneset, e masa të tjera të nevojshme.

Unë besoj që vendi ynë do të rimëkëmbet.

Me politika të drejta, mobilizimin tonë, bizneseve, diasporës dhe përkrahjen e aleatëve.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj.”

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FRamushHaradinajOfficial%2Fposts%2F1993812497409821&width=500″ width=”500″ height=”287″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allow=”encrypted-media”></iframe>

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit