Kufjet dhe muzika e lartë, një miliard të rinj në rrezik për humbjen e dëgjimit

Kufjet dhe muzika e lartë, një miliard…

Një studim tregon se një miliard adoleshentë dhe të rinj janë janë në rrezik të humbasin një pjesë të dëgjimit. Kjo vjen për shkak të përdorimit të shpeshtë të kufjeve dhe dëgjimit të muzikës shumë me zë të lartë.

Studiuesit u bëjnë thirrje qeverive që ta marrin më seriozisht këtë çështje. Sipas tyre j dihet dhënë përparësi urgjentisht politikave të reja të “dëgjimit të sigurt.

Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Lorin Dillard i Departamentit të ORL në Universitetin Mjekësor të Karolinës, i cili botoi në revistën mjekësore britanike “BMJ Global Health”, analizoi dhe vlerësoi të gjitha kërkimet përkatëse të disponueshme, të cilat përfshinin gjithsej 19,046 njerëz të moshës 12-34 vjeç.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit