Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot, më 7 nëntor 2026, disa zona të Kosovës do të mbeten pa energji elektrike për shkak të punimeve të domosdoshme në rrjet. Ndërprerjet do të prekin Prishtinën, Pejën dhe disa fshatra të Skenderajt, ndërsa në zona të caktuara pritet të zgjasin deri në 7 orë.
Në Prishtinë, nga ora 09:00 deri në 16:00, ndërprerjet do të prekin pjesë të rrugëve Muharrem Fejza, Beqir Kastrati, Konstantin Kristoforidhi dhe Lot Vaku. Nga ora 09:00 deri në 15:00 do të mbeten pa rrymë edhe zona e Hendikosit dhe rruga Nekibe Kelmendi. Ndërprerje të shkurtra, nga 15 minuta, janë paralajmëruar edhe në pjesë të rrugëve Ndue Përlleshi, Shaqir Ingrishta, Enver Maloku, Ukshin Kovaçica, Theodor Muzaka dhe Ahmet Korenica, në oraret 09:00–09:15 dhe 15:45–16:00.
Në Skenderaj, nga ora 10:30 deri në 15:30, pa energji elektrike do të mbeten Açareva, Buroja, pjesë të Izbicës, Klladernicës, Klinës së Ulët, Kopiliçi, Kopiliçi i Epërm dhe i Poshtëm, Turiçevci, Llausha, si dhe pjesë të Rakinicës e Resnikut dhe fshati Vojnik. Ndërprerjet përfshijnë edhe disa lagje të këtyre vendbanimeve.
Në Pejë, nga ora 10:30 deri në 15:30, ndërprerjet do të përfshijnë shumë rrugë të qytetit, ndër to Ali Pashë Tepelena, Avdyl Frashëri, Gjergj Fishta, Isa Boletini, Lekë Dukagjini, Nëna Terezë, Qarshia e Gjatë dhe Sheshi Haxhi Zeka. Të prekura do të jenë edhe zona të tjera, përfshirë Bogën, Drelajn, Kuqishtën, Shkrelin, Shtupeqin, Levoshen dhe disa fshatra përreth.
Sipas KEDS-it, ndërprerjet janë planifikuar për ndërrimin e pajisjeve elektrike dhe vënien në funksion të pjesëve të reja të rrjetit, me qëllim përmirësimin e furnizimit me energji.
Qytetarët e zonave të prekura këshillohen të planifikojnë aktivitetet e tyre në përputhje me oraret e paralajmëruara.