Kujdes, ja pse buka i shëndosh shumë shqiptarët në verë...

Kujdes, ja pse buka i shëndosh shumë…

Pothuajse të gjithë e kemi merakun e trupit, sidomos në verë.

Atëherë kur shkojmë në plazh dhe shfaqim trupin, të gjithë duam ta kemi sa më të mirë.

Por, një nga ushqimet që ne shqiptarët e konsumojmë më tepër është edhe buka.

Sot prodhohen shumë lloje bukësh, me ingredientë nga më të ndryshmit.

Por, ja më poshtë disa nga pyetjet që na hedhin dritë mbi bukën që e konsumojmë aq shumë çdo ditë.

A të shëndosh buka?

Nëse mendojmë për dietën, ideale është buka integrale. Buka e bardhë ka një nivel të lartë glicemie, glukozi që qarkullon me shpejtësi në gjak, dhe duke mos u përthithur transformohet në yndyrë.

Miellërat më komplekse e ngadalësojnë thithjen e sheqernave, duke parandaluar rritjen në peshë. Por, sytë dhe tek ajo që vendos mbi bukë. Në vend të gjalpit për shembull, përdorni djathë dhie të pasura me proteina dhe kalcium.

Më mirë bukë apo drithëra për mëngjes?

Drithërat përmbajnë sheqerna, sidomos ato për fëmijë. Më mirë një fetë bukë. Për më tepër një orë pasi të keni ngrënë një tas me qumësht dhe drithëra, mund të keni sërish uri, ndërsa buka integrale na bën të ndjehemi të ngopur për më gjatë.

Më mirë bukë të thekur për t’u dobësuar?

Jo. Ndryshe nga buka, fetat kur i thekim nuk përmbajnë ujë, dhe për t’u ngopur duhet të hamë më shumë. Ato përmbajnë më shumë kalori se buka dhe nivel më të lartë glicemie. Më mirë ju rekomandojmë një bukë integrale.

Janë njësoj të gjitha llojet e bukës?

Jo të gjitha bukët janë njësoj. Bageta, që për francezët është aq e dashur, nuk ka shumë vlera usqhyese. Buka integrale dhe me fara ka kripëra dhe fibra. Sa më pak i rafinuar të jetë mielli, më mirë është. Nëse keni mundësi blini bukën biologjike, të prodhuar me miell gruri të kultivuar, pa pesticide.

A duhet ngrënë bukë gjithë ditën?

Mund të hani, por në sasinë e duhur. Gjithashtu, në momentet e përshtatshme të ditës. Mund t’ia dilni dhe atë. Mjafton të ketë të njëjtin raport karbohidratesh.

Buka bio kushton më shumë por është më e mirë

Më mirë akoma ajo e bërë në mënyrë artizanale, me miell biologjik, pasi ajo industriale përmban dhe konservantë për ta bërë të qëndrojë sa më gjatë dhe mbështjellja modifikon dhe shijen e bukës.

[ngg src=”galleries” ids=”185″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit