Kujdes makinat/ Grupet kriminale kanë vjedhur 38 mjete deri tani, përdoren për atentate mafioze

Kujdes makinat/ Grupet kriminale kanë vjedhur 38…

Grupet kriminale kanë bërë namin në vjedhjen e automjeteve të shqiptarëve. Vetëm në tre muajt e parë të vitit, më shumë se 38 makina janë denoncuar nga qytetarët si të vjedhura. Nga këto janë zbuluar vetëm 20 prej tyre dhe në pranga kanë përfunduar 16 persona.

Thuajse të gjitha rastet e vjedhjeve kanë për qëllim përdorimin e mjeteve në atentate të ndryshme, ndërsa një pjesë çmontohet dhe shiten për pjesë.

Është bërë e udhës tashmë që pas çdo atentati gjendet e ndjekur një makinë disa km larg vendit të ngjarjes. Më shumë preh e vjedhjeve kanë rënë pronarët e makinave Benz dhe BMW.

Përveç makinave, shqetësim për uniformat blu është edhe vjedhja e targave. Nga Janari e deri në Mars janë denoncuar 25 targa të vjedhura. Zbulueshmëria e tyre mbetet e vogël pasi në këto raste vetëm 4 prej tyre janë zbuluar me 4 autorë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit