Kujdes! Mos bini pre e lajmeve të rreme të patronazhistëve që duan të përçajnë

Kujdes! Mos bini pre e lajmeve të…

Në çdo shoqëri ku pabarazia, korrupsioni apo shkelja e të drejtave arrijnë pikën e vlimit, protesta mbetet mjeti më i fuqishëm dhe më legjitim i qytetarëve për të kërkuar llogaridhënie. Megjithatë, përballë revoltës popullore, ky pushtet ka treguar se është i aftë për çdo lloj intrige prapaskene me qëllim ruajtjen e kontrollit. E kur intrigat politike nuk mjaftojnë më, futet në lojë arma më e rrezikshme: dezinformimi dhe fabrikimi i akuzave.

Në hapësirën publike po qarkullon një sasi e madhe informacionesh të rreme të orkestruara mirë. Qëllimi nuk është thjesht të fshihet e vërteta, por të mbillet mosbesim rrënjësor mes vetë qytetarëve që dalin në shesh.

Për të neutralizuar një protestë, pushteti dhe makineria e tij propagandistike përdorin një seri shkallëzuese taktikash:

Denigrimi i Kauzës dhe Konfuzioni: Fillimisht tentohet të zbehet arsyeja e revoltës përmes lajmeve të rreme për oraret, vendngjarjet apo qëllimet. Krijimi i njoftimeve kontradiktore bën që qytetarët të hutohen dhe të humbasin fokusin.

Gjuetia e Shtrigave dhe “Lista e Spiunëve”: Taktika më e e rrezikshme e intrigës është mbjellja e paranojës se se kush po tradhton. Përmes qarkullimit të aludimeve e deri te “listat e pretenduara të spiunëve” apo agjentëve të infiltruar, tentohet që protestuesit të shohin te njëri-tjetri një armik. Kur qytetarët fillojnë të pyesin “kush është spiuni i pushtetit mes nesh?”, vëmendja zhvendoset nga përballja me pushtetin drejt një “gjuetie shtrigash” të brendshme.

Bëni kujdes! Mos shpërndani lista apo informacione të paverifikuara, e vërteta nuk duhet të bëhet viktimë e manipulimeve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit