<iframe width=”458″ height=”815″ src=”https://www.youtube.com/embed/Le9-vZI9RSw” title=”Kujdes nga gropa te Ura e Plepave, është burim aksidenti” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>
Këto pamje vijnë nga ura Plepave në qytetin e Durrësit, atje ku mbi trasenë e rrugës është hapur një gropë e madhe që po bëhet burim për dhjetëra ngjarje rrugore në ditë.
Gropa ndodhet në mes të urës dhe sipas një qytetari që raporton rastin, bëhet shkak që shumë shofer të çajnë gomat.
“Ura Plepa në Durrës. Video sapo është bërë dhe nëse bie në atë gropë të çahet goma direkt. Është shumë e thellë dhe akoma s’kanë ardhur që ta inspektojnë. Në orët e vona kushedi sa makina çajnë gomat ngaqë nuk duket,” thotë denoncuesi.
Rasti kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet kopetente, që defekti të rregullohet dhe qytetarët të mos rrezikojnë jetën e tyre.
Shkrimi u mor nga TVA News!