Kujdes nga moti nesër, patjetër duhet të keni diçka në çantë

Kujdes nga moti nesër, patjetër duhet të…

Ditën e enjte, vendi ynë pritet të përfshiihet nga reshje të dendura shiu. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura. Reshjet parashikohen me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash në veri, veriperëndim dhe në jugperëndim.

Në alpe do të ketë reshje të pakta dëbore, ndërsa gjatë reshjeve parashikohet mjegull e dendur..

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim juglindje – jug 1-7m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era e fortë dhe shpejtësi deri në 12-15m/s. Valëzimi detar do jetë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

  • në zona malore 4 deri 13°C
  • në zona e ulëta  5 deri 18°C
  • në zona bregdetare 9 deri 18°C.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit