Kujdes PAMJE TË RËNDA! Momenti i ekzekutimit të 31-vjeçarit në mes të VLORËS i kapur në kamera

Kujdes PAMJE TË RËNDA! Momenti i ekzekutimit…

Publikohen pamjet e ekzekutimit me armë zjarri të 31-vjeçarit Tauland Gjikaj ditën e sotme përballë Gjykatës së Apelit në Vlorë.

Në pamjet e rënda duken dy persona të pamaskuar që i dalin përballë viktimës, dhe një prej tyre shkrep disa herë armën që mban në dorë. Pas disa sekondash, Gjikaj mund të shihet i shtrirë në tokë.

Taulant Gjonaj, djali i një ish-polici njihej edhe si Taulant Beqiraj dhe Taulant Manaj. Ai ishte arrestuar dy herë më parë dhe në 2019 ishte liruar me kusht. Ai lëvizte në qytet me armë, ndërsa një pistoletë iu gjet edhe ditën e sotme pranë trupit të pajetë.

Policia thotë se i ka identifikuar autorët, ndërsa një prej tyre është ndaluar. Ai është Hans (Andi) Jonuzaj.

KUJDES! PAMJE TË RËNDA (Video nga Abcnews):

https://streamable.com/xzqe4h

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit