Kujdes pushues, kapet bisha e rrezikshme në bregdetin e Vlorës

Kujdes pushues, kapet bisha e rrezikshme në…

Të ruhemi nga korona e të na hajë peshkaqeni, i thonë kësaj.

Nuk dimë më as ku të bëjmë më plazhin pas gjithë këtyre sikleteve…

Ditën e sotme është kapur një tjetër peshkaqen në bregdetin e Vlorës.

Këtë herë kemi të bëjmë me peshkaqenin “Dhelpër” shumë të rrezikshëm. 

Përmasat e tij variojnë diku te afro 3 metra, me peshë mbi 50 kg, dhe nga ana e ekspertëve cilësohet si i rrezikshëm.

Po sipas tyre, mësohet se ai nuk haset shpesh në ujërat e bregdetit shqiptar, sepse noton në thellësi më të mëdha.

Ndërkohë që shkak për ‘vizitën’ e padëshiruar, mendohet të jetë bërë ngrohja globale.

Ai e ka marrë emërtimin e veçantë, duke u nisur nga mënyra e notimit me dredha, me qëllim hutimin e presë dhe të grabitqarëve të tjerë që përpiqen ta sulmojnë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit