Kujdesen për mbrojtjen e Trump dhe Pence/ 11 agjentë të DHS preken nga koronavirusi

Kujdesen për mbrojtjen e Trump dhe Pence/…

Njëmbëdhjetë agjentë të Shërbimit Sekret të SHBA-së kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Sipas dokumenteve të Departamentit të Sigurisë së Brendshme (DHS) ka rezultuar se 23 anëtarë të agjencisë federale të zbatimit të ligjit janë shëruar nga sëmundja.

“60 punonjës janë vetëkarantinuar”, thuhet në raportimin e së premtes .

Mbetet e paqartë nëse ndonjëri nga agjentët e infektuar ka pasur kontakt me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, ose nënpresidentin Mike Pence.

Agjencia, e cila vepron nën DHS-në, është gjithashtu përgjegjëse për mbrojtjen e liderëve kombëtarë dhe vizitat e krerëve të shteteve.

Më herët të premten, Trump tha se Katie Miller, zëdhënësja e Pence, si dhe gruaja e ndihmësit të lartë Stephen Miller, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Shtëpia e Bardhë njoftoi të enjten se një bashkëpunëtor personal i paidentifikuar i cili punon afër presidentit Trump gjithashtu kishte rezultuar pozitiv. /Boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit