Kujt i intereson mos-hapja e shkollave? Shkencëtari: Nuk ka asnjë rast kur nxënësi e ka kaluar koronavirusin te mësuesi

Kujt i intereson mos-hapja e shkollave? Shkencëtari:…

Që koronavirusi më tepër se sa një grip, është një projekt global për të ndryshuar botën, sipas interesave të një grupi personash, këtë e konfirmon edhe ideja e mos-hapjes së shkollave në shtator.

Janë për herë e më shumë personat e veshur me kostume dhe që flasin në emër të organizatave ndërkombëtare, se gjoja rihapja e shkollave në shtator do të sjellë një valë të re infektimesh në mbarë botën.

Por shumë shkencëtar dhe studiues, ashtu si dhe shumë burra shteti, kanë sjellë kundërshembuj bindës dhe me fakte, se hapja e shkollave nuk përbën asnjë rrezik.

“Nuk ekziston asnjë rast në botë kur një nxënës ta ketë kaluar koronavirusin te mësuesit”.

Kështu deklaroi një nga ekspertët shkencorë më të njohur britanikë, profesori Mark Woolhouse.

Ai hodhi dyshime mbi tezat se rihapja e shkollave, do të sjellë një valë të dytë koronavirusi, shkruan “Daily Mail”.

Javën e shkuar, një model parashikimi i publikuar nga një revistë e njohur shkencore, paralajmëronte se, nisja e shkollave në shtator, “do të provokojë një cunami me raste të reja”.

Por profesori Woolhouse tha se, nuk ka asnjë të dhënë që tregon se, fëmijët infektojnë mësuesit.

Këto deklarata vijnë në kohën kur kryeministri britanik, Boris Johnson, ka deklaruar se, rinisja e shkollave në shtator është një ‘prioritet kombëtar’ dhe një ‘detyrë morale’.

Sindikatat paralajmërojnë se shkollat nuk duhet të rifillojnë. Kurse ekspertët akoma janë të ndarë nëse fëmijët infektojnë të tjerët njësoj si të rriturit.

/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit