“Kujt i plasi mor aman se ç'thotë Ambasada Amerikane!/ Ylli Manjani bën reagimin e fortë

“Kujt i plasi mor aman se ç’thotë…

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një reagim të fortë ndaj Ambasadës amerikane.

Kujt i plasi mor aman se ç’thotë Ambasada Amerikane! Të thotë more ç’të dojë! Vendi duhet bërë gati për tu ulur në tryezë me Europën. Ky është objektivi”, shkruan Manjani.

“Sinqerisht nuk e kuptoj këtë super vemendjen mediatike se “çfarë po thotë ambasada amerikane”?!

Duam të negociojmë me Europën dhe presim ça do thotë Amerika?! Në cilën bythë rri kjo llogjikë kjo?!

BE po na thotë troç, çdo ditë e më qartë që jemi larg nga tryeza me ta. Këto ditë madje jemi larguar edhe më shumë.

Kujt i plasi mor aman se ç’thotë Ambasada Amerikane! Të thotë more ç’të dojë!

Vendi duhet bërë gati për tu ulur në tryezë me Europën. Ky është objektivi.

Për ta arritur këtë objektiv nuk do marrim leksione nga ambasada e një vendi jo Europian. Aq më tepër kur kësaj ambasade druri i qeverisë ndaj popullit të vet i duket shëndet! Apo kur sundimi i një njeriu i duket Rule of Law!!!! ??

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit