Kujtim Gjuzi “kërcënon” në Kuvend: Do t’ju nxjerr pseudonimet

Kujtim Gjuzi “kërcënon” në Kuvend: Do t’ju…

Deputeti Kujtim Gjuzi teksa ka theksuar prerë në Kuvend se Teatri duhej ruajtur, pasi edhe në mes të Londrës është me baltë e me kashtë, i ka bërë thirrje shumicës në Kuvend të mos bëjë me ftesa për Reformën Zgjedhore në adresë të opozitës jashtëparlamentare. Sipas tij, reforma do bëhet me opozitën që ka votat.

“Kam konsideratë për zonjat dhe ju Spiropali në vacanti, por nuk jam dakord që ju të bëni ftesë për dashuri të marrë me opozitën e breglanës, ata kanë zgjedhur të iknin e ju prisni se do vijnë, ata janë si fëmija i llastuar se janë të dalë nga ju dhe kjo Monika Kryemadhi të kujtojë se në Këshillin Bashkiak kur ndalonim me vendim që mos bëheshin ndërtesa me më shumë se 13 kate, jo thoshte, të ndërtojmë se do e bëjmë Shqipërinë si Nju Jorku. Se ça po bëhet këtë me këto pronat e dini që doni me i grabit, nuk keni lënë shtëpi pa e shemb, e lini që të bjerë dhe hop kulla sipër, në mes të Londrës e keni teatrin po me baltë po me kashtë. Tani ju reformën do e bëni me ne apo me ata, jo do e bëjmë këtu, ata që duan të shesin apo të marrin edhe nënkryetarët e parlamentit ju them do tju nxjerr pseudonimet”- tha Gjuzi. /Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit