'Mund të hedhim granatë në Kuvend...'/ Gjuzi kërcënon Taulant Ballën: Jemi të gatshëm për sherr...

‘Mund të hedhim granatë në Kuvend…’/ Gjuzi…

Seanca plenare e Kuvendit ditën e sotme ka nisur me debate dhe kërcënime mes deputetit Kujtim Gjuzi dhe numrit II të PS, Taulant Balla.

Gjuzi mësohet se ka akuzuar Ballën se nuk po takon krerët e partive të vogla për të diskutuar mbi zhvillimet e Reformës Zgjedhore.

Deputeti Gjuzi, nuk ia ka përtuar Ballës, duke i thënë se nëse mazhoranca do sherr, nuk e ka problem ta bëjë një gjë të tillë.

Në përgjigje të tij, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i tha se deputetët janë mbledhur në Kuvend dhe jo në mbledhje partie, ndaj dhe nuk mund t’i kërkojë llogari numrit dy të PS.

Gjuzi: Ne kërkojmë të flasim këtu.

Kemi dy ditë që kemi lënë takim së bashku, ok po hapim rrugë se Kuvendi është më i rëndësishëm, por në fakt ligji për partitë politike bëhet.

Nuk kam kundërshtim z. Balla që të takoni grupet parlamentare, por këtu kemi shkelje të procedurave dhe një ngecje.

Çfarë doni të bëni? Nëse doni sherr, mos kujtoni se nuk jemi gati.

Se ndryshe duhet me gjuajtur me bojë, apo të hedhim ndonjë granatë brenda.

Nëse një deputeti ja jep mendja futet me çfarë të dojë këtu. Ju nuk mund të anashkaloni tetë parti politike” tha ai.

Gramoz Ruci: Ulu dhe mos më ndërprit mua, se po flet, nuk po dëgjon.

Deputetët kanë të drejtë të flasin nga 2 minuta, se kur e përdorin, njëherësh apo nga 30 sekonda, është puna e tyre.

Sa i përket asaj që ngrite për Sekretarin e Përgjithshëm, këtu jemi në Kuvend, nuk jemi në mbledhje partish.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit