Kujtim Gjuzi: Kruja pa ujë, përdoret për vaditjen e kanabisit në Qafë Shtamë

Kujtim Gjuzi: Kruja pa ujë, përdoret për…

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Kujtim Gjuzi, denoncoi mungesën e ujit të pijshëm në Krujë dhe këtë e lidhi me kanabisin.

Sipas tij, uji i pijshëm që furnizon qytetin e Krujës dhe rrethinat, përdoret për vaditjen e parcelave me kanabis në Qafë Shtamë.

“Kryeministri kërkon të bëjë sarkazëm, të bëjë shqiptarët të qeshin në fakt kur i ka bërë të qajnë. I ka lënë pa ujë. Zotërinj është pa ujë Kruja se ka kanabis në Qafë Shtamë e mbrapa. Shkoni dhe shikojeni, e kam kontrolluar mbrëmë vetë zoti kryetar”, u shpreh Gjuzi.

Gramoz Ruçi në cilësinë e kryetarit të seancës i referoi këtë përgjigje: “Kam një përgjegjësi si drejtues i seancës që nuk kam marrë masë ndëshkimore për ndërhyrjet pa vend, pa etikë dhe në kundërshtim me rregulloren nga ana juaj në mënyrë të përsëritur”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit