Kujtuan se ‘druri’ u harrua, arrestohen 4 burra në Tiranë sapo u kthyen nga arratia

Kujtuan se ‘druri’ u harrua, arrestohen 4…

Katër burra në Tiranë janë vënë nën pranga disa ditë pasi qenë arratisur, pasi kishin rrahur gratë, ish-gratë, hallën apo një femër me të cilën nuk i lidhte gjë. Të katër u gjetën në Tiranë dhe u arrestuan brenda ditës së mërkurë.

I pari që u arrestua nga Komisariati Nr. 1, ishte E.V, 43 vjeç, që ishte shpallur në kërkim për “Plagosje të rëndë me dashje”. Ky person më datë 27 gusht 2021, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një grua, A. M.

Komisariati Nr.2 arrestoi 31-vjeçarin E.Z, edhe ky i shpallur në kërkim, sepse më datë 31 gusht 2021, në rrugën “Vëllezërit Manastirliu”, kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj hallës së tij.

I njejti komisariat arrestoi një tjetër të larguar nga drejtësia, L. M, 37 vjeç, pasi kishte përndjekur dhe rrahur ish-bashkëshorten e tij.

Komisariati Nr. 5 bëri ndalimin e S. T., 37 vjeç, që ishte qënë më parë i dënuar për “Dhunë në familje”, sepse në banesë, sistematikisht ushtronte dhunë fizike dhe i kanosej bashkëshortes së tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit