Kukës/ Aksidentoi 68-vjeçarin, arrestohet shoferi

Kukës/ Aksidentoi 68-vjeçarin, arrestohet shoferi

Një 32-vjeçar nga Kukësi është arrestuar nga policia pasi akuzohet se me automjetin e tij tip “Volkswagen”, ka aksidentuar 68-vjeçarin R. T. i cili tashmë ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Në pranga është vënë edhe një 33-vjeçar nga Tropoja i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Kukës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin S. M., 32 vjeç, banues në fshatin Topojan, Kukës.

Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen nr. 3, në qytet Kukës, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar shtetasin R. T., 68 vjeç, banues në Kukës, i cili ndodhet në spitalin  e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin Sh. N., 33 vjeç, banues në Tropojë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./abcnews.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit