Kukësi, Laçi e Teuta mësojnë kundërshtarët në Europa League

Kukësi, Laçi e Teuta mësojnë kundërshtarët në…

Ekipet shqiptare kanë mësuar ditën e sotme kundërshtarët në turin e parë të Europa League.

Kështu, Kukësi gjen përballë ekipin e Slavias së Sofjes. Ndeshja do të zhvillohet në datën 27 gusht, dhe verilindorët kanë fatin e mirë që do i presin bullgarët në Shqipëri, në stadiumin “Air Albania”.

Laçi do të luajë në raundin e parë ndaj ekipit azerbajxhanas të Keslas. Sfida do të luhet në transfertë, në Azerbajxhan.

Ndërkohë, Teuta do të ndeshet me ekipin izraelit të Beitar Jeruzalem.

Takimi do luhet në Durrës, në datën 27 gusht.

Ekipet kundërshtare i kanë mësuar edhe ekipet shqiptare në Kosovë e Maqedoninë e Veriut.

Kështu, Shkëndija e Tetovës do sfidojë azerbajxhanasit e Sumgaitit, ndërsa Renova luan me armenët e Alashkertit.

Gjilani i Kosovës duhet të fitojë raundin paraeliminator me ekipin e Tre Pene, nga San Marino. Më tej i presin qipriotët e APOEL Nikosisë.

Me fat Prishtina. Nëse kalon raundin paraeliminator, me ekipin nga Gjibraltari Linkoln Red Union, në fazan tjetër do të ndeshet me ekipin e Luksemburgut, Union Pitus Petange.

Gjilani dhe Prishtina luajnë në datën 20 gusht ndeshjet paraeliminatore. Ndërsa takimet e raundit të parë do të luhet një javë më vonë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit