Kukësi mbulohet nga dëbora, makinat qarkullojnë me zinxhira

Kukësi mbulohet nga dëbora, makinat qarkullojnë me…

Kukësi është përfshirë këtë mëngjes nga reshje të dendura bore.

Bora ka zbardhur të gjitha njësitë administrative, duke krijuar shtresa akulli në rrugë e për pasoj janë shfaqur edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Lëvizja e automjeteve po bëhet me zinxhirë dhe goma dimërore në rrugët si Kukës-Peshkopi, Kukës-Shishtavec apo Krumë-Kam-Tropojë.

Trashësia e borës në pikat më të larta të këtyre rrugëve i ka kaluar 20 cm, ndërsa firmat kontraktuese po bëjnë pastrimin e borës.

Deri më tani nuk raportohet për bllokim të rrugëve apo fshatrave, ndonëse dendësia e borës është e lartë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit