Kukësi mund Bylisin dhe rindez shpresat për titull

Kukësi mund Bylisin dhe rindez shpresat për…

U luajt në “Elbasan Arena” ndeshja e javës së 31-të e Kategorisë Superiore mes Kukësit dhe Bylisit.

Kukësi fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 me golin e shënuar nga Vasil Shkurtaj në minutën e 37-të me penallti, të cilën e fitoi Enis Gavazaj.

Me këtë fitore skuadra verilindore shkurton diferencën në 6 pikë me Tiranën e vendit të parë, e cila do të luajë sot në orën 20:00 ndeshjen e saj në transfertë me Skënderbeun.

Pas kësaj humbje, Bylisi ndodhet në vendin e shtatë me 43 pikë, 4 më tepër se Vllaznia, e cila u mund në fushën e saj me Teutën 3-0, duke ndërlikuar akoma më shumë sezonin, pasi ndodhet në zonën Play-Out. /Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit