Kullat dhe Ndrangheta/ A po pastron SPAK dhëndrin e Xhafajt dhe Veliajn?

Kullat dhe Ndrangheta/ A po pastron SPAK…

A është duke mbrojtur SPAK dhëndrin e Xhafajt dhe Veliajn?

Në fund të janarit 2021, Prokuroria e Posaçme, SPAK, u detyrua nga opinioni publik të deklaronte nisjen e hetimeve për atë që konsiderohej si “afera e kullave të Ndrangheta-s” në Tiranë.

Kjo ndodhi pasi përgjimet e një hetimi të prokurorisë së anti-mafias së Katanzaros ngriti dyshime se klanin mafioz italian ishte përfshirë në ‘aferën” e lejeve të ndërtimit të kullave të larta në kryeqytetin shqiptar.

Rreth pas 10 muajsh, nuk ka asnjë sinjal në lidhje me këtë hetim nga SPAK.

Drejtuesi i SPAK-ut Arben Kraja, u bë pjesë e një shfaqjeje për premierën e filmit të radhës “Agjenti 007”, në të cilin kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori rolin e “organizatorit të Galasë”.

Fotot që xhiruan në rrjete sociale, ku Kraja kishte pamjen e të “përulurit” përballë Veliajt që kishte marrë pozat groteske të “padrinos”, gjithësesi janë një sinjal se hetimet e SPAK-ut për çështja të rënda, ku lidhen lejet e ndërtimit në Tiranë, nuk duket se do të përfundojnë kurrë.

Drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja, ia ngarkoi hetimin prokurorit Sotir Kllapi, i cili iu bashku Prokurorisë Speciale në vitin 2020, rreth një vit pas krijimit të saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit