Ndërsa Tirana vazhdon të jetë nën ethet e betonizimit masiv, një tjetër gjigant prej çeliku dhe xhami po ngrihet si një hije e frikshme mbi zemrën e kryeqytetit.
Bëhet fjalë për të ashtuquajturën “Babylon Tower”, një projekt i ri qiell-gërvishtës që po merr formë në Rrugën e Elbasanit, vetëm pak metra larg Piramidës së rinovuar.
“Hija” e kullës së re po e sfidon këtë investim publik, duke shkaktuar pikëpyetje të forta mbi planifikimin urban dhe prioritetet e zhvillimit në qytet.
Ky projekt nuk është thjesht një ndërtesë, por një simptomë e një procesi që po zhvillohet larg syve të publikut. Si u lejua leja e ndërtimit për një strukturë të tillë në një zonë që konsiderohet “zonë e ndjeshme” urbanistike?
Pyetja kryesore që bie është kush po pastron paratë e drogës?!