Kulmi i prodhimit, ulet çmimi i domates dhe kastravecit

Kulmi i prodhimit, ulet çmimi i domates…

Me ardhjen e sezonit veror prodhimi i frutave dhe perimeve në sasi arrin kulmin e tij. Kjo sjell uljen e çmimeve për disa produkte. Siç e keni vënë re ulje të çmimit për shkak edhe të kërkesës së lartë ka pësuar domatja dhe kastraveci. Perimet më të përdorura në këtë stinë.

Sa i përket këtij tregu në kryeqytet ka një rënie të kërkesës për shkak se gjatë muajve të verës shumica e qytetarëve largohen për pushime por edhe studentët largohen nga Tirana.

Megjithatë prodhuesit shprehen optimist edhe për ardhjen e të huajve apo emigranteve të cilët mund të mbajnë disi të stabilizuar kërkesën për produktet.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT  importi i zarzavateve në vlerë u rrit në 73% në 4-mujorin e parë të vitit 2024, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritje me 25% kishte edhe importi i frutave në të njëjtën periudhë.

Në anën tjetër, eksportet e zarzavateve shënuan rritje vjetore në vlerë me 12% në janar-mars 2024, ndërsa frutat shënuan rënie me 5.5%. Eksporti i zarzavateve në vlerë ishte 4,2 miliardë lekë janar-prill 2024 dhe importi i tyre ishte 2,1 miliardë lekë.

Shqetësues është fakti se pothuajse nuk ekzistojnë më tregjet e fshatarëve që më parë shisnin prodhimet e bujqësore dhe blegtorale, duke bërë që tashmë shumë bujq të kthehen nga prodhues në konsumatorë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit