Problematikat e sezonit turistik për vitin 2024 janë të shumëllojshme.
Por mungesa e ujit në këto ditë të nxehta korriku, është një problem serioz me të cilin po përballen pushues nga Veriu në Jug të vendit.
Qytetarët dhe turistët e zonave bregdetare të Rradhimës dhe Orikumit po përballen me mungesë të ujit prej ditës së djeshme, një situatë e papranueshme në kulmin e sezonit turistik.
Një qytetar i cili i është drejtuar redaksisë tonë ka treguar shqetësimin e madh që kjo mungesë e ujit ka shkaktuar mes turistëve dhe banorëve lokalë. Ai thotë se në Radhimë e Orikum s’ka as ujë për t’u larë.
“Rradhima dhe Orikumi janë pa furnizim me ujë që nga dje. Nuk ka skandal më të madh në kulm të sezonit turistik të mos ketë ujë për tu larë,” shkruan ai.
Turistët, që kanë zgjedhur këto vende për të kaluar pushimet e tyre, ndihen të zhgënjyer nga kjo situatë pasi nuk përkon fare me çmimet që paguajnë.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje, rradhima dhe orikumi, nuk flas dot per vloren sepse nuk e di ka qe dje pa furnizim me uje. Nuk e di nese keni mar ankesa nga turista te tjere po nuk ka skandal me te madh ne kulm te sezonit turistik te mos ket uje per tu lare. Nese keni dhe ankesa te tjera verifikojeni dhe postojeni sepse na rroft qe flasim per cmime po kthehemi ne kohet kur flasim per uje e drita. Anonim