Kultivonin fidanë kanabis në Mallakastër, shkon në 5 numri i të arrestuarve

Kultivonin fidanë kanabis në Mallakastër, shkon në…

Operacioni ‘Rromës’ ka vënë në pranga dy persona të cilët ishin pjesës e personave që kultivonin lëndë narkotike. Në këtë mënyrë, numri i të arrestuarve si të përfshirë në këtë organizatë ka shkuar në 5.

M. M., 27 vjeç, banues në Gjonçë, Fier, dhe B. L., 26 vjeç, banues në Rromës, Mallakastër janë dy të rinjtë që u arrestuan ditën e sotme.

Këta persona, në bashkëpunim me T. A., A. A. dhe I. M.,(të cilët janë ndaluar nga policia në datë 24.06.2020), në një zonë të pyllëzuar në fshatin Rromës, Mallakastër, kishin kultivuar fidanë narkotikë kanabis, të cilët u asgjësuan gjatë operacionit.

NJOFTIMI:

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Shkon në 5 numri i të ndaluarve në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Rromës”.Kapen dhe ndalohen 2 shtetas për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.Në vijim të operacionit antidrogë të koduar “Rromës”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, u bë kapja dhe ndalimi shtetasve:M. M., 27 vjeç, banues në Gjonçë, Fier.B. L., 26 vjeç, banues në Rromës, Mallakastër.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 05.03.2021 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.Këta shtetas, në bashkëpunim me shtetasit T. A., A. A. dhe I. M.,(të cilët janë ndaluar nga policia në datë 24.06.2020), në një zonë të pyllëzuar në fshatin Rromës, Mallakastër, kishin kultivuar fidanë narkotikë kanabis, të cilët u asgjësuan gjatë operacionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit