Kultivonin kanabis/ Arrestohet një person, shpallet në kërkim i biri

Kultivonin kanabis/ Arrestohet një person, shpallet në…

Një 60-vjeçar ka rënë në pranga, ndërsa djali i tij, 31 vjeç, është shpallur në kërkim, pasi në afërsi të stanit të tyre, në Pyllin e Selvive, u gjetën disa bimë kanabis.

Identiteti i autorëve të përfshirë në këtë ngjarje nuk bëhet i ditur, por ata janë identifikuar me inicialet P.L. dhe A.L.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Hoshtimë.

Vihet në pranga një shtetas, ndërsa një tjetër shpallet në kërkim.

Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe asgjësuar disa bimë kanabis në Pyllin e Selvive, në fshatin Hoshtimë, në afërsi të stanit të shtetasit P. L.

Në përfundim të veprimeve hetimore, Policia ka vënë në pranga shtetasin P. L., 60 vjeç, banues në fshatin Hoshtimë, si dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij, shtetasin A. L., 31 vjeç, si autorët e dyshuar të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit