Kultivonin kanabis në tokat e fshatit, arrestohen dhe procedohen penalisht dy fierakët

Kultivonin kanabis në tokat e fshatit, arrestohen…

Një 52-vjeçar nga fshati Gjonç i Fierit ka rënë në prangat e policisë për shkak se mbillte kanabis në tokat e tij. Gjithashtu është proceduar penalisht edhe një 48-vjeçar, për të njëjtën akuzë, për kultivim të lëndëve narkotike canabis sativa.

Shtetasve E.B dhe A.B, pas kontrollit në tokat në fshatin Tojkan ju gjetën të kultivuara disa fidanë narkotikë, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë

Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

B., 52 vjeç, banues në fshatin Gjonç, si edhe u procedua penalisht shtetasi A. B., 48 vjeç, banues në fshatin Gjonç.

Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Tojkan, në tokën e tyre, u gjetën të kultivuara disa fidanë narkotikë të dyshuara canabis sativa të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit