Kultivonin kanabis, prangosen 2 persona

Kultivonin kanabis, prangosen 2 persona

Dy persona janë arrestuar  për kultivim të bimëve narkotike nga policia e Vlorës.

Policia ka arrestuar flagrancë shtetasin Shyqyri Zekaj, 63 vjeç, pronari i tokës dhe kushëririn e tij, shtetasin Klaudio Zekaj, 22 vjeç.

“Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Policisë kanë konstatuar të kultivuara disa bimë kanabis midis vreshtave në afërsi të një banese në fshatin Mërtiraj të Selenicës.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme, shtuan të njëjtat burime.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit