Kultivonin lëndë narkotike, prangosen 6 shqiptarë në Spanjë

Kultivonin lëndë narkotike, prangosen 6 shqiptarë në…

Policia në Spanjë ka arrestuar 6 persona me origjinë shqiptare, pasi kultivonin lëndë narkotike.

Policia nisi hetimet pasi në një portal për qytetarët u bënë disa denoncime anonime për aroma dhe zhurma të dyshimta në një pronë industriale në Malloles.

Mediat e huaja shkruajnë se pas operacioni policor u sekuestruan 2,421 bimë narkotike të llojit marihuanë në një gjendje të përparuar të rritjes, me peshë 301 kg.

Gjithashtu u sekuestruan më shumë se nëntë kilogram sytha të përgatitur për shpërndarje.

Shqiptarët ndodhen në paraburgim dhe akuzohen për veprat penale “krim kundër shëndetit publik” dhe “vjedhje të energjisë elektrike”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit